Organizues dasmash

Faqja kryesore  /   Organizues dasmash

Për ditën më të rëndësishme të jetës

Duhet një organizim i përsosur

Përgatitjet e dasmës për nusen dhe dhëndrin janë vërtet “tokë e minuar”, ku është e lehtë të lindin mosmarrëveshje dhe mospëlqime.
Ndodh që nusja të ketë dorë të lirë të zgjedhë, por gjithnjë e më shpesh çiftet duan t’i marrim së bashku vendimet dhe jo gjithmonë shijet u përputhen.
Edhe sugjerimet që mund të ofrojnë familjarët ose miqtë më shumë janë të dëmshme, sesa të dobishme.
Pikërisht këto kanë qenë arsyet që kanë çuar në domosdoshmërinë e lindjes së projektuesit të dasmës.

Duke na e besuar neve ditën tuaj të dasmës, i jepni asaj më shumë vlerë dhe padyshim, keni edhe shumë avantazhe:

Shmangni ankthin e stresin. Për shkak se profesionisti është i përfshirë emocionalisht ndryshe nga ju, ai nuk e vuan stresin që, natyrisht, është i pranishëm kur organizon një ngjarje kaq të madhe dhe të rëndësishme. Kështu ju i kapërceni pengesat që mund të dalin dhe përballoni me qetësi edhe situatat më të vështira e stresuese.

Kurseni kohën e çmuar dhe energjitë. Nevoja për t’iu drejtuar një konsulenti martesor vjen nga mungesa e kohës dhe nga pamundësia për t’u kujdesur për të gjitha.

Kurseni para. Një projektues i mirë martese kujdeset gjithashtu, që të kurseni para si duke e ndihmuar çiftin për të krijuar buxhet të personalizuar që u përshtatet, ashtu dhe duke i drejtuar ata te furnitorët e duhur që ofrojnë shërbime dhe variante zgjedhjesh, sipas mundësive që ka çifti për të shpenzuar.

Garantojmë ide origjinale dhe krijuese. Idetë dhe stili juaj do të jetë baza e punës sonë: vlerësojmë detajet, improvizojmë skenarë, ofrojmë shërbime origjinale dhe ndërhyrja jonë ka vetëm një qëllim: plotësimin e kërkesave tuaja.

Garantojmë suksesin e ceremonisë suaj. Asistojmë gjatë gjithë ceremonisë, në mënyrë që çdo gjë të shkojë pa probleme, pa të papritura që mund të dalin minutën e fundit.


Shërbimet që ofrojmë


Përmbushja e dokumentacionit

Martesa nuk është thjesht një ceremoni festive, por para së gjithash është akt ligjor, ndaj, për vlerën që ka, nevojiten një sërë dokumentesh ligjore dhe fetare, të cilat ndryshojnë në varësi të kombësisë dhe besimit fetar të çiftit. Ne kujdesemi që të kontaktojmë me komunat, kishat dhe nëpunësit e zyrës civile dhe të plotësojmë të gjithë dokumentacionin e duhur, në mënyrë që  martesa të ketë vlerë ligjore si në Itali, ashtu dhe në të gjithë botën.

Na kontaktoni

Kërkimi i kishës karakteristike

Përzgjedhja e vendit ku do të zhvillohet ceremonia varet nga ju: rit ligjor apo fetar? Ne mund t’jua lehtësojmë zgjedhjen.

Na kontaktoni

Zgjedhja e vendit të festës

Njëra nga zgjedhjet më të vështira është zgjedhja e vendit të pritjes së të ftuarve. Duke ditur se imazhi i festës është pikërisht vendi ku zhvillohet, ne propozojmë mjedise të ndryshme në varësi të stilit, stinës, si dhe mundësisë ekonomike.

Na kontaktoni

Catering dhe oferta me meny të personalizuara

Ne ofrojmë një gamë të gjerë ofertash gastronomike për t’i orientuar klientët tanë të përzgjedhin produkte të cilësisë së parë, në mënyrë që të sigurojmë fragranzën e duhur të çdo pjate. Ju mund të zgjidhni sipas dëshirës shtrimin e tryezës, si dhe shefat e kuzhinës, të cilët do t’ju sugjerojnë kombinimet e ushqimeve e verave, si dhe alternimet e tyre. Miqve u ofrohet mirëseardhja me klas dhe elegancë nga stafi ynë.

Na kontaktoni

Dizajnimi i tortës së dasmës

Është e paimagjinueshme ceremonia martesore pa tortën dasmës: një përmbyllje e shijshme dhe spektakolare, për ta bërë të paharrueshme këtë ditë të veçantë.

Na kontaktoni

Pajtimi me qira i makinave

Edhe zgjedhja e makinës përbën një element të rëndësishëm të ditës së dasmës. Ne ju ofrojmë mundësinë pajtimit me qira si të makinës së nuses, ashtu edhe të makinave për të transportuar të ftuarit, nga furnitorë të besuar që i ofrojnë këto shërbime.

Na kontaktoni

Muzika

Muzika është elementi themelor që shoqëron ceremoninë në kishë dhe gjatë pritjes së të ftuarve. Sido që të jetë, ajo përfaqëson kolonën zanore të kësaj dite. Meloditë përshtaten me mjedisin dhe kujtimet e shijet personale, renditen mes tyre, duke u kushtuar kujdes larmisë së shijeve dhe moshës së të ftuarve.

Na kontaktoni

Argëtimi

Ka shumë mënyra për ta bërë më argëtuese ngjarjen tuaj: shfaqje me numra magjie ose kabare, karikaturistë ose fallxhorë, kërcimtarë flamengoje ose kërcimtare të belly-dancing, kamerierë-aktorë, karroca akulloresh, kokoshkash apo të pambuk-sheqerit, spektakle të flakëhedhësve. E gjitha kjo mund të shoqërohet me banakierët akrobatë të koktejeve. Dhe për më tepër: skenografi me tullumbace dhe animime për më të vegjlit.

Na kontaktoni

Shërbimi fotografik

Do të jetë emocionuese të rijetonit momentet e papërsëritshme të ceremonisë, duke shfletuar albumet e mrekullueshme ose duke parë videot e realizuara. Kemi përzgjedhur ekspertët më të mirë, diskretë dhe profesionistë, të aftë të transformojnë çdo shkrepje aparati në një vepër arti.

Na kontaktoni

Dizajni i luleve

Mund t’u besoni përvojës dhe fantazisë krijuese të profesionistëve tanë të luleve, të cilët merren me zbukurimin dhe dekorimin e harmonizuar e të rafinuar të çdo mjedisi (kishë, bashki, lokal). Çdo gjë do të jetë e personalizuar sipas stilit tuaj dhe e kombinuar me elementet e tjera dekoruese (veshjet dhe aksesorët e nuses dhe dhëndrit).

Na kontaktoni

Njoftimet dhe ftesat

Ne ju vëmë në dispozicion një numër të madh përzgjedhjesh për njoftimet dhe ftesat e dasmës dhe ju japim ide dhe këshilla se si t’i personalizoni ato. Paraqitja grafike dhe printimi do të jetë në dorë të tipografëve tanë, për një punë sa më të pastër e të përsosur. Mbyllja e zarfeve me dyllë dhe shërbimi kaligrafik i bërë nga ne do të sjellin shijen e së kaluarës, duke i dhënë origjinalitet . Ne marrim përsipër dërgimin e tyre, si dhe konfirmimin e pranisë së të ftuarve tuaj.

Na kontaktoni

Etiketat

Ne do t’ju ndihmojë në krijimin e etiketave që shënojnë emrat dhe të listave në tavolinat e të ftuarve, si dhe vendosjen e tyre sipas grupimit e kombinimit që ju dëshironi, që cdo gjë të jetë e organizuar me kujdes e  në mënyrë të përsosur.

Na kontaktoni

Bonbonierat dhe qerasjet

Ne ju vëmë në dispozicion bonbonierat që bëjnë për ju, ato që përshtaten dhe që e bëjnë të pashlyeshëm kujtimin e dasmës suaj.

Na kontaktoni

Grimi dhe modelimi i flokëve

Grimi i nuses nuk mund të jetë si ai i çdo dite të zakonshme. Duhet të jetë në lartësinë e objektivit të fotografit. Te ne do të jeni në duart e ekspertëve dhe këshilluesve të imazhit, të cilët, falë mjeshtërisë së tyre përpiqen të realizojnë dëshirën tuaj, duke i bashkangjitur artin e tyre në grim dhe modelimin e flokëve, duke ju bërë të pakrahasueshëm.

Na kontaktoni

Lista e dhuratave të dasmës

Dhuratat e martesës do të jetë servisi i orendive të kuzhinës? Sende që nevojiten për shtëpinë e re? Apo një udhëtim i ëndërruar? Nëpërmjet listës së dhuratave të martesës është e mundur të adresoni të ftuarit të përzgjedhin dhuratën që i përshtatet më mirë nevojave dhe dëshirave tuaja.

Na kontaktoni

Muaji i mjaltit

Qëndron në majë të ëndrrave: do të jetë një çast i jashtëzakonshëm, i mbushur me pasion, plot pritshmëri dhe shpresa, magjepsës e magjik kodo që të jetë, do të jetë i mrekullueshëm. Shumë zgjedhin ishuj tropikalë, të tjerë pëlqejnë të realizojnë udhëtimin që kanë pasur gjithmonë për zemër.
Në saje të bashkëpunimit shumëvjeçar me operatorët kryesorë turistikë italianë dhe bashkëpunëtorë të huaj ne do t’ju ndihmojmë të zgjidhni udhëtimin e ëndrrave tuaja.

Na kontaktoni

Fustani i nuses / Kostumi i dhëndrit

zakoni e do që nusja të veshë diçka blu, të vjetër, të re, të marrë hua. Po ashtu që dhëndri nuk duhet ta shohë fustanin e nuses para dasmës.
Këshilluesi personal i blerjeve do t’ju drejtojë në atelietë më në modë ose te ata që janë më afër stilit tuaj, ku mund ju apo të afërmit tuaj mund t’i blini ose t’i qepni me porosi veshjet e ditës së dasmës.

Na kontaktoni